“Mish dhie”, ekspozita e Helidon Halitit që trajton paragjykimin dhe perceptimin shoqëror, e kuruar nga Diella

“Mish dhie”, ekspozita e Helidon Halitit që trajton paragjykimin dhe perceptimin shoqëror, e kuruar nga Diella

Nga Julia Vrapi Ekspozita “Mish dhie” përmes pikturave të saj ofron një reflektim të thellë mbi temat e paragjykimit dhe perceptimit, në shoqërinë bashkëkohore. Është ekspozita e re e piktorit Helidon Haliti “Mjeshtër i Madh”, e kuruar nga Diella, që u hap për publikun në mjediset e galerisë FAB pranë Universitetit të Arteve në Tiranë me praninë e pedagogëve të arteve, studiuesve, artdashësve dhe më gjerë. Ekspozitat e artit janë një ngjarje e bukur për kryeqytetin, ku këtë herë publiku mund të shohë veprat e një piktori të njohur, që përcjellin dhe mesazhe. Ekspozita, e cila në hapjen e saj tërhoqi vëmendjen e publikut të gjerë në galerinë FAB, ofron një përvojë të pasur vizuale, që e bën çdo vizitor të përfshihet në një dialog...