Mira Konçi si nuse, foto e rrallë e dasmës/ Flet për “Galeri”: Çdo gjë erdhi natyrshëm, ishte periudhë e bukur shumë

Mira Konçi si nuse, foto e rrallë e dasmës/ Flet për “Galeri”: Çdo gjë erdhi natyrshëm, ishte periudhë e bukur shumë

Artistja Mira Konçi ka folur në programin e “E Diell”, “Galeri”, për jetën e saj private, përfshirë dasmën me Shpëtim Saraçin. Gjatë bashkëbisedimit me Ed Manushin, ajo ka treguar emocionet e asaj dite, duke e shoqëruar me një foto të rrallë krah motrës dhe vëllait. “Gëzimi i madh. Megjithëse isha shumë e re. Erdhi shumë natyrshëm. Ishte periudhë shumë e bukur kur u njoha me shpëtimin. Çdo gjë erdhi natyrshëm. Me në tre fëmijët është shumë e çuditshme, ne të tre, edhe motra dhe vëllai na kanë ardhur kështu punët. Kam dy fëmijë, Era dhe Drini. Era bëri 30 vjeç pak javë më parë, ndërsa Drini bëri 26 vjeç”, u shpreh ajo. Top Channel