Mimoza Ahmeti: Poema e kafesë

Mimoza Ahmeti: Poema e kafesë

Poema e kafesë nga Mimoza Ahmeti O, Maria nga Miloti!që bëje kafe për shoferat e skodavetë Veriut-mishërim i femrës ishe,prej kafes që dije ta bëje,dije ta shkrijedhe burrat të donin fuqishëmsepse…Dije.Isha fëmijë dhe asnjëherënuk e pashë Marian e Milotit.Të rriturit flisnin përditë për të –e bukur, vetulla gajtan,kishte në qafë një kokërr kafeje,nishan.“Ah Marin Marjana, gushën me nishana”!Kurse Bali,ajo që bënte kafe te Klubi i Lidhjes së Shkrimtarëvekishte një kokërr kafeje anash hundës…Gra që kanë kokrra kafejenishana mbi trup!Sensuale,thithëse, venoze…Kallup!Kam parë një ëndërr me sy hapur këto ditë,ajo më tha:“Ti do të mbash këtej e tutje taka të holla-nga ato që u ngulen burrave në zemër,kurse çunave u pickojnë ijen në mëlçiTaka që kërcasin sikurthyejnë kafetë të ngrihet tensioni…Ah pasioni!Nuk kalon pasioni…Pasioni vetëm shpërdorohet,ndërsa motivimi...