Migjeni: A do qymyr, zotni?

Migjeni: A do qymyr, zotni?

Nga: Migjeni Dy thasë qymyr mi kal. Pranë, malsorja. Trotuari me blok dyqanesh djathtas, ashtu edhe majtas. Kali dhe malsorja në parakalim. Qymyri në konkurs. Shikon njeriu artist dhe ia prish sytë kjo dis-harmoni. Një disonancë e vrazhdë. Malsorja i fryn hundët, prodhimin e njesh për trotuar dhe gishtat i fshin për xhubletë. Veprim i thjeshtë, por motiv delikat për një piktor. Thupra në dorë të malsores shkrryhet përtokë dhe shkruen një vijë kilometri gjatë rrugës. Q’ashtu malsorja nënvizon mendimet e veta. – A do qymyr, zotni?– Sa?– Dymbëdhetë lekë… Po ndalu, thuej ti sa. Pse po hik? – Në kët vapë dymbëdhjetë lekë? – pyet një tjetër tue perqeshë.– Po sa jep ti, pra?– Jo, mue nuk më duhet. –  Vërtet vapë ban. Pa kujt...