Memoriali i Fishtës në errësirë/ Pas inaugurimit i vendoset kyçi dhe nuk ka as energji elektrike, turistët nuk e vizitojnë më
Pas shiritit të prerë dhe fjalimeve zyrtare, kompleksi memorial i At Gjergj Fishtës ka mbetur… i mbyllur. I ndërtuar ne truallin ku lini At Gjergj Fishta dhe u inaugurua nga Kryeministri, sot dyert e këtij objekti me vlera të jashtëzakonshme kulturore nuk janë ende të hapura për publikun. Qytetarë dhe turistë ndalen për të parë nga afër vendlindjen e një prej figurave më të mëdha të kombit shqiptar, duke e kthyer këtë territor në një pikë gjithnjë e më të vizituar të turizmit kulturor. Por ky interes përplaset jo vetëm me dyer të mbyllura, por edhe me një realitet absurd: objekti ende nuk ka as energji elektrike, duke e lënë një investim publik në errësirë Studiuesi dhe historiani, Paulin Zefi tregon se Bashkia ka paraqitur...
Burimi:
top-channel.tv