Me dëmtime në pjesën e sipërme, rrezikohet Ura e Golikut, monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore
Rrezikohet një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend, Ura e Golikut, e cila po përballet me dëmtime të dukshme në pjesën e sipërme të saj. E shpallur monument kulture i kategorisë së parë, ura që daton në shekullin XVIII paraqet shenja degradimi si pasojë e faktorëve natyrorë dhe ndikimit të kohës. Segmenti i sipërm i saj rezulton më i prekur, duke ngritur shqetësime për ruajtjen dhe ndërhyrjen e menjëhershme restauruese. Kjo urë përfaqëson një vlerë të rrallë historike dhe arkitektonike, duke qenë pjesë e gjurmëve të Via Egnatia, një nga arteriet më të rëndësishme të periudhës romake që lidhte lindjen me perëndimin. Gjendja aktuale e monumentit kërkon vëmendje të shtuar nga institucionet përgjegjëse, për të shmangur dëmtime të mëtejshme dhe për...
Burimi:
vizionplus.tv