Më 16 shkurt promovohet libri “Kosova: Udhëpërshkrim i shkurtër” i autorit, Arsim Canolli

Më 16 shkurt promovohet libri “Kosova: Udhëpërshkrim i shkurtër” i autorit, Arsim Canolli

Më 16 shkurt, duke filluar nga ora 19:00, në restorantin “Menza Ramiz Sadiku”, Prishtinë, do të mbahet promovimi i librit “Kosova: Udhëpërshkrim i shkurtër” i autorit, Arsim Canolli, i botuar nga Albas. “Kosova: Udhëpërshkrim i shkurtër”, është një libër-guidë për të gjurmuar shtresat dhe larminë e trashëgimisë sonë kulturore e natyrore! Duke nisur nga thellësitë e Rugovës e duke vazhduar drejt Novobërdës, ky udhëtim i përmbledhur ju çon në të gjitha qendrat e qoshet e Kosovës. Libri shërben si një hartë e përshkruar me një qasje etnografike nga autori, ndërsa fotografitë origjinale përçojnë atmosferën autentike të çdo vendi. Me një gjuhë të rrjedhshme e të thjeshtë, teksti ofron edhe sugjerime praktike për organizimin e vizitave, që nga itineraret ditore te sugjerimet për shijen lokale, duke...