Mbrëmje gala për Kadarenë, poezia dhe proza e shkrimtarit të madh mbushin Teatrin e Operas dhe Baletit
Në një mbrëmje gala nën interpretimet e poezisë dhe prozës së tij, shkrimtari Ismail Kadare u përkujtua në 90-vjetorin e lindjes nga Shtëpia Studio Kadare në Teatrin e Operas dhe Baletit. Gjatë eventit, studiuesja Persida Asllani u ndal përmes stacioneve simbolike në veprat më me peshë të Kadaresë, duke nisur me Kronikë në gur, që e cilëson pikënisje të shumë shkrimeve të autorit. “Kjo është zanafilla e një shkrimi të jashtëzakonshëm, që na ndërton qytetin e Gjirokastrës përmes një ligjërimi që është po aq i gdhendur në gjuhë dhe në fjalë sa është e gdhendur dhe e ngritur në arkitekturën e saj Gjirokastra. Një qytet i çuditshëm, një rrëfim po kaq i çuditshëm. Një qytet pa emër, një rrëfimtar pa emër…”, tha studiuesi Persida Asllani...
Burimi:
top-channel.tv