Marsela Neni: Nuk kisha mjaftueshëm para për ta blerë një libër…

Marsela Neni: Nuk kisha mjaftueshëm para për ta blerë një libër…

Poezi nga Marsela Neni Sot nuk kisha mjaftueshëm parapër ta blerë një libër,ushqim për shpirtin.Dola në rrugëe lexova në sytë e njerëzve:në kafene në vetmi mes miqve,në dyert e dyqaneve me qeska t’lehta në duar,në qoshet e rrugëve ku lypet buka e gojës,në klinikat e mbushura me trupa që lëngojnë,në parqe lojrash ku nuk luajnë fëmijë,në bankat e zbrazura të klasave në shkolla,në dheun që nuk hidhet për respekt të të vdekurve,në listën e borxheve në qetapet e farmacive,në ballkonin e një nënë ku kursehet drita,por jo lotët që mblidhen në filxhanin e vetëmtë kafesë,…u trishtova sa nuk ta rrëfej dot!Në sytë e njerëzverilexova Hygoin, Buxatin, Oruellin,Heminguejin, Dostojevskin, Kamynë, Remarkun, pritjen e Godosë…e unë vetë isha thjesht një personazhI PArëndësishëm,si gjithë të tjerëtsi unë. ObserverKult...