Marsel Lela: Vargjet më të trishta që mund të shkruaj këtë ditë

Marsel Lela: Vargjet më të trishta që mund të shkruaj këtë ditë

Një vajzë e vogël çapitet udhëve të qytetit time vetme mes mijëra kalimtarësh,e pa vënë re, me ëndrrën e tre gojëve më të vogla se ajombi supet e brishtë.Kjo vajzë e vogël shet bajamedhe falas të jep buzëqeshjen më të bukur në botë,e njëherësh më të trishtën.Nuk pranon t’i japësh para pa të dhënë mallin që ajo shet,e bashkë me të, një mësim mbi fisnikërinë e epërme.Një vajzë e vogël që nuk ka arritur akoma në moshën e “kur të rritem”shtyn nëpër rrugët e qytetit karrocën plumb të“unë patjetër duhet”.Plazhet ekzotike dhe manekinët e parfumosur llamburisin përzishëmndër poste, reklama dhe ekrane,por ajo s’i vë re.Është larg nga kjo botë që ka vetëm bark,anipse përditë kacafytet me demonin e urisë.Ajo u përgjigjet me pafajsi përqeshjeve të...