“Mariana”, tregim nga Astrit Hykaj

“Mariana”, tregim nga Astrit Hykaj

Nga Astrit Hykaj Jehona e kambanave të kishës mbërritën gjer në dhomën e gjumit dhe hapa sytë. Ishte ora dhjetë! Dita kish aguar me kohë dhe njerëzit venin e vinin lart e poshtë shkallëve. Nxora krahun nga mbulojat dhe, ashtu të kthyer në bërryl, e preha mbi ballë. I shtyrë nga forca e zakonit nisa të mendoj gjëra për të cilat kisha se përse t’i gëzohesha asaj dite, po s’më ra ndërmend asgjë që do mund të më ngushëllonte. Kohët e fundit më qe bërë çdo gjë e vështirë, nxehesha e zemërohesha për hiçgjë. Jetë marramendthi! Banesa po mbushej me dritë, dola nga shtrati dhe u vesha. Hapa dritaren e kuzhinës dhe pa ndonjë shkak, hodha vështrimin jashtë. Që aty mund të shikoja një tel...