Mahmoud Darwish: Përse i kërkoni pushtuesit të largohet?
Përse ia prishni qetësinë pushtimit?Përse i kërkoni pushtuesit të largohet?E ku të shkojnë, ndërkohë që zaptimi është shndërruar në të vetmin atdhe?Nuk ke të drejtë të thuash: S’ka ç’më duhet mua.Është detyra jote, si viktimë,të garantosh kufij të sigurt,dhe hartë të mistershme dhe të sigurt,për të tjerët brenda trupit tënd.Ty të del detyrë të jetosh jashtë trupit që ke,e ke për borxh të gjesh zgjidhje për të ardhmen e xhelatit tënd,para se të mendosh për zgjidhje rreth ekzistencës tënde të kobshme.Shpjegojua, tregojua durimin tënd. Kanë për të pyetur: Nëse një hajn hyn brenda një shtëpie,ku trembet nga kapela e të zotit të shtëpisë, mbi varësen e rrobave,për rrjedhojë vdes nga frika.Kush është i akuzuari për vrasjen e tij? Kapela?Apo i zoti i shtëpisë qe e...
Burimi:
kultplus.com