Lul Beshaj: Ti erdhe në jetën time në kohë të ftohtë

Lul Beshaj: Ti erdhe në jetën time në kohë të ftohtë

Ti erdhe në jetën time në kohë të ftohtë,Kur zemra e lodhur qe gati të dorëzohetdhe ditët e mia të miat s’ishin dotTi erdhe tek unë siç vjen kush jetohet…Ti erdhe tek unë siç era mbi dunëSiç shtërgu tek foleja e tijTi erdhe tek unë më shumë se vetë unëdhe gjete aty një fëmijë…Ti erdhe tek unë pa bujë, siç vjen hënadhe ndrite gjithë ç’qe errësirëI more dhe ëndrrat në orët e vonaI more, sa mirë!Ti erdhe, dhe rrënjët hodhe pa diturse tek ky shpirt asgjë më parë nuk kish mbirëTani nga aty është vonë për të ikur… *Titulli i origjinalit: “Asaj…” ObserverKult ——————- Lexo edhe: Lul Beshaj: E heshtun ka me kenë goja eme, por jo zemra eme për ty