Luan Rama: Më merr frymën ky mall…

Luan Rama: Më merr frymën ky mall…

Luan Rama Ky mall më rrjedh si një shi i ngrohtëardhur nga qiej të tjerë,shi nga sytë e një gruajepeizazhe të copëtuara në njëqind imazhe,koshere të ngrohta pëshpërimashnë ditë rendjesh, pritjesh, ikjeshputhjesh dhe vetmishimazhe që tani më shkasin duarshbashkë me fjalë që më ikin, s’dihet kushtegtim krillash. Qullem i tëri në malldhe një lumë i ngrohtë më merr njëherëshdhe unë i jepem të më çojë largaty ku shpirti donë vende pa kufijku perëndimi puth agimin. Ky mall më është bërë një nanurisje e pafundku buka më është me tjetër shijedehem me frymën e tjetërkujtnë livadhet e kuajve të marrëlivadheve të botës. Herë-herë ky mall më merr frymënpa mundur të klith,atëhere mbyll sytëthërras natën pa hënë dhe ciganëdhe verbazi nisem në udhën e njohurku ajri ka...