“Loja e Fundit” në Shkodër/ Luiz Ejlli dhe Kiara Tito prezantojnë filmin në kinema “Republika”
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, prezantuan filmin e tyre me te ri “Loja e Fundit” ne qytetin e Shkodrës. Për protagonistet mikpritja e Shkodrës është gjithmonë e veçantë sidomos kur bëhet fjale për komedi e humor. “Është fantastike e gjithë kjo që po ndodh, si një magji e vërtetë. Kam realizuar një ëndërr”, u shpreh Kiara Tito. “Ka qenë çdo gjë shumë e bukur, ka qenë e vështirë jo për arsye të profesionalizmit por për arsye se kemi qenë shumë. ka qenë jashtëzakonisht shumë bukur, ka qeën kënaqësi me pas role”, tha Luiz Ejlli. Filmi “Loja e Fundit” do të shfaqet për 10 ditë me radhë në kinema “Republika” në Shkodër. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv