Liqeni i Shkodrës drejt “pasaportës” së UNESCO-s

Liqeni i Shkodrës drejt “pasaportës” së UNESCO-s

Liqeni i Shkodrës po hyn në një fazë vendimtare pas dorëzimit të dosjes për shpalljen e tij Rezervë Ndërkufitare e Biosferës, në kuadër të programit “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s. Ky program ndërkombëtar synon krijimin e territoreve model, ku ruajtja e biodiversitetit dhe zhvillimi ekonomik bashkëjetojnë në ekuilibër, përmes planeve të integruara të menaxhimit, monitorimit të vazhdueshëm dhe raportimit periodik. Procesi për Liqenin e Shkodrës filloi si një nismë e shoqërisë civile, e ndërtuar përmes bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri–Mal i Zi dhe e mbështetur nga Bashkimi Evropian. Projekti “Zona e Pellgut Ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës, një Rezervë Ndërkufitare e Biosferës” u drejtua nga Qendra EDEN në partneritet me Agjencinë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura dhe organizatat partnere në Mal të Zi. “Kjo ka qenë një...