Lindita Ahmeti: Llënga

Lindita Ahmeti: Llënga

si çdo djerrinë pikëllimi me ferra gomari e me hithëraqë e ka shenjën e vrugtëedhe hapësira ime me rërë ngjyrë vjollceka një varrë të zezë të rrumbullakëtka një llëngë të errët të rrethuar me barishta të paparame diç që do të mund të quhej joshavar jokallam jokanishas ferrë as hithërsi thonë plakat veç kësaj boteme barishta të paqenaqë i japinpamëninë e zezëkësaj llënge njollëdhe ia shpon sytëajoedhe atij që mezi shehndihmo o zot të çelë ndonjë lule këtusille o zot erën e mirë në këto anëlargoje këtë varrë që kullonmos lejo llënga të na gulçojëme atë erën e rëndë septikellëngambi të cilën zukasin kandrra helmuesenë të cilën notojnë tërë kënaqësi akrepi i zgjedhur me gishtmiu dhëmbëkuq që mban emrin e luanit në gjuhën turkelepuri që...