Letrat që Dritëroi dhe gruaja e tij shkëmbenin në rini: Është mirë kur të duan, apo jo?

Letrat që Dritëroi dhe gruaja e tij shkëmbenin në rini: Është mirë kur të duan, apo jo?

Disa nga letrat që Dritëro Agolli dhe gruaja e tij, Sadija, shkëmbenin në rini: E dashur Sadije,Nuk e dij se ç’ka ndodhur me mua. Në moshën e Krishtit unë të bëhem kaq i papërmbajtur në çfaqjen e ndjenjave të mija? Mjafton të qëndroj pakëz në vetmi e të jepem i tëri pas teje. Kurse kur jam me shokët nuk e kam mëndjen në muhabetin e përgjithshëm. Më thonë se paskam ndryshuar kaq shumë sa s’njihem. Unë nuk kam qejf të ndryshoj natyrën time, prandaj ngushëlloj vehten, duke menduar se shokët, me që dijnë historinë time me ty, gabojnë në gjykimet e tyre. Po ç’është e vërteta unë ju jap të drejtë atyre se diçka ka ndodhur. Në mesditë të jetës dashuria qënka e çuditshme. Dua...