Letërsia në epokën e inteligjencës artificiale
Ndue Ukaj Nga Ndue Ukaj Lënda e letërsisë është jeta e vërtetë, e jetuar përditë, një jetë që ka kthjellime dhe errësirë, një jetë që njeh mjegull dhe shkëlqim, një jetë që njeh ngjitjet në maja malesh e katandisje në humnerë, një jetë që, për secilin është unike, dhe s’mund të përsëdytet asnjëherë në të njëjtën mënyrë e me emocione të njëjta. Kjo jetë e kthyer në letërsi, i ka ngjyrat e krijuesit, të cilin kultura jonë e njeh si shkrimtar. Të shkruash për një perëndim magjeps të diellit, domethënë të reflektosh gjendjen emocionale kundrejt këtij realiteti fizik. Ndryshe e përjeton një perëndim magjeps dielli, dikush që, në një çast jete, ka shijuar përqafime e puthje të ëmbla, e ndryshe dikush që i vetmuar dhe...
Burimi:
kultplus.com