Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Lëshohet në qarkullim pulla postare kushtuar artistit, Agim Salihu
Posta e Kosovës ka lëshuar të enjten në qarkullim postar emisionin e pullave postare me titull “Arti figurativ”, në nderim të artistit Agim Salihu. Motivet e pullave postare bartin imazhet e veprave të Agim Salihut, të cilat karakterizojnë një stil të veçantë grafist të bazuar në burimet e frymëzimit, të cilat shpesh herë janë të tërhequra nga udhëtimet në mjediset e përditshme. Për krijimtarinë artistike, Agim Salihu është shpërblyer me çmime të shumta në bienale ndërkombëtare, ndërsa është vlerësuar si profesor dhe grafist nga institucionet prestigjioze të arteve të bukura të SHBA-së, prandaj jo rastësisht ka arritur që veprat e tij të jenë pjesë e koleksioneve të çmuara në Japoni, Kroaci, Itali, Portugali, Kinë. “Pjesë e këtij emisioni të pullave postare do të jetë edhe...