Lërmëni të qetë, mësohuni me mungesën time…poezi nga Pablo Neruda
Tani lërmëni të qetëMësohuni me mungesën timeErdhi ora të mbyll sytë dhe të përmend pesë gjëra,gjërat më thelbësoreE para dashurinë e pafund.E dyta vjeshtënNuk mund të jetoj pa gjethet që bien për t’iu rikthyer dheutE treta dimrin e ashpër, shiun që kam dashur,Ngrohtësinë përkëdhelëse të zjarrit në acarE katërta rrotullimin e verës porsi shalqini.E pesta sytë e tuNuk mund të më zërë gjumi pa toNuk mund të ekzistoj pa ndjerë vështrimin e tyreBëhem i gjithi pranverë kur ti më sheh Miq këto e kaq duaThuajse asgjë, pothuajse gjithçkaTani nëse dëshironi largohuniKam jetuar aq sa një ditë duhet të më harroni,Më fshini nga libriZemra ime ka qenë e pafundmeMeqenëse dua heshtjen, mos kujtoni se kam vdekur,përkundrazi jam më i gjallë se kurrëAsnjëherë nuk jam ndjerë si taniAsnjëherë...
Burimi:
kultplus.com