“Legjendë” nga Jorge Luis Borges

“Legjendë” nga Jorge Luis Borges

Jorge Luis Borges Nga Jorge Luis BorgesAbeli dhe Kaini u takuan pas vdekjes së Abelit. Po ecnin në shkretëtirë dhe e dalluan njeri-tjetrin që larg, pasi të dy ishin shumë të gjatë. Të dy vëllezërit u ulën përdhe, ndezën një zjarr dhe filluan të hanin. Qëndronin në heshtje, në heshtjen e njerëzve të lodhur kur perëndon dielli. Në qiell shfaqej ndonjë yll, që ende nuk kishte emër. Në dritën e zjarrit, Kaini vërejti shenjën e gurit në ballin e Abelit dhe lëshoi nga dora bukën që po e çonte në gojë e i kërkoi t’ia falte krimin.Abeli u përgjigj: -Më ke vrarë ti mua apo unë ty? Nuk më kujtohet; tani jemi këtu së bashku, si dikur. -Tani e kuptoj se vërtet më ke falur,...