“Le të fillojë gjuetia” përmes fotografive, një projekt gati 20 vjeçar nga Albes Fusha

“Le të fillojë gjuetia” përmes fotografive, një projekt gati 20 vjeçar nga Albes Fusha

Nga Julia Vrapi “Le të fillojë gjuetia”, një projekt për të cilin fotografi Albes Fusha ka punuar përgjatë një periudhe gati 20 vjeçare. Projekti “Le të fillojë gjuetia” u ekspozua këto ditë në galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve në Tiranë, ku fotografia por dhe instaclacioni bashkohen për një përjetim më të thellë e më të gjallë. Ky projekt nga profesor Albes Fusha, që është dhe drejtuesi i programit të studimit Fotografi në Universitetin e Arteve, siç shprehet vetë ai, fokusohet tek gjendja kalimtare që shfaqet gjatë përfshirjes në rit, ku besimi vepron si shtysë drejt përvojës fizike. “Interesi im lidhet me momentin kur trupi largohet nga sjelljet e zakonshme dhe hyn në një regjim tjetër vëmendjeje, ku perceptimi, koha dhe vetëdija fillojnë të funksionojnë...