Lazër Stani: Rruga e pyllit

Lazër Stani: Rruga e pyllit

Nga Lazër Stani Liza S. nuk mundi ta besonte kurrë vdekjen e stërgjyshes së saj, Zoga S., që në të gjallë nuk e pati njohur. (Zoga S. vdiq në moshën 99 vjeçare, njëzet vjet para se të lindte Liza.)Grua e sertë dhe dinake, e vrazhdë dhe kryeneçe si një pelë e pashaluar kurrë, Zoga me siguri duhej të kishte shkuar diku, në ndonjë vend të humbur e të largët, andej nga perëndonte dielli, që gjindja ta pandehnin të vdekur e t’u zgjidhej gjuha e ligë e cila u qe bërë nyje e plagë nga të kafshuarit prej tmerrit dhe frikës, që u pati ngjallur shtati i saj i gjatë e muskuloz prej mashkulli, sytë shpues si turjela, gjuha e saj brisk që i lëshonte fjalët...