Laura Messina: Më kujto, sido që të shkojnë gjërat…
Nga: Laura Messina Më ruaj midis gjërave të çmuara, që nuk harrohen. Më mbyll mes gjërave tepër intime për t’u thënë, mes sekreteve që mbeten në fund të zemrës, me peshë, por të bukura. Më kujto, sido që të shkojnë gjërat, sepse do të doja të qëndroja përherë mes mendimeve dhe imazheve që truri nuk di t’i filtrojë dhe që shfaqen pa arsye, mes buzëqeshjeve të pamotivuara.Më kujto mes çasteve të shpërqëndruara në të cilat do të pyesin se çfarë po mendon dhe ti do t’i përgjigjesh “asgjë”, duke ngritur shpatullat. Po në të vërtetë do më mendosh dhe do të pyesësh pse nuk jam aty, në të vetmin vend që duhet të jem. Më vendos, ndër gjërat që nuk mund të heqësh dorë. Ruaj...
Burimi:
kultplus.com