Largohuni nga bota virtuale, takohuni e duajeni njëri-tjetrin “live”

Largohuni nga bota virtuale, takohuni e duajeni njëri-tjetrin “live”

Largohuni nga virtualiteti Jemi në shekullin e 21-të, kohë kur teknologjia ka kapur majat e ka zaptuar çdo gjë. Mund të thuash se ka ndërhyrë në çdo sjellje e në gjithfarë funksionesh njerëzore, duke zbehur konceptin dhe vetë jetën aktive sociale. Ka një gjuhë, dhe ajo kalon përmes teknologjisë. Dëmtuese deri aty sa të ndryshojë katërcipërisht komunikimin, të vetmen gjuhë ndërlidhëse të drejtpërdrejtë që na ka mbetur. Nga Orjona Tresa Gjithkund flet përmes komunikacionit si shkencë, ndërsa zhbëjmë njëherësh anën njerëzore. Kjo është ajo që më vret më shumë tek raportet në fjalë, se me komunikacionin elektronik nuk kam asgjë, të kuptohemi. Është një e mirë e pafund që të zgjidh punë në mënyrë të menjëhershme, dhe këtë të mirë ia vlerësojmë gjithashtu. Por vetëm...