Lamtumirë Zhani Ziçishti, homazhe në Korçë për aktorin e njohur të teatrit dhe filmit

Lamtumirë Zhani Ziçishti, homazhe në Korçë për aktorin e njohur të teatrit dhe filmit

Homazhe në nderim të aktorit të njohur Zhani Ziçishti janë mbajtur këtë të enjte në Teatrin e Korçës, ku të afërm, kolegë dhe përfaqësues të botës së artit i dhanë lamtumirën e fundit. Teksa i dhanë lamtumirën e fundit miq kolegë dhe përfaqësues të pushtetit vendor vlerësuan kontributin e tij të gjatë në skenën e teatrit dhe kinematografi. Miq dhe bashkëpunëtorë e kujtuan si një profesionist të përkushtuar, me dashuri të pakushtëzuar për artin. Me ndarjen nga jeta të Ziçishtit, arti shqiptar humb një emër të rëndësishëm, por trashëgimia e tij artistike mbetet pjesë e memories kulturore të vendit. Top Channel