Lamtumira për Fitim Makashin/ Familjarët, miqtë dhe kolegët e nderojnë me homazhe
Aktori Fitim Makashi u përcoll në banesën e fundit një ditë pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë në moshën 82-vjeçare. Familjarë, miq dhe kolegë të shumtë nderuan artistin në homazhet që u mbajtën në Teatrin Kombëtar, ku Fitim Makashi la gjurmë me profesionalizmin, pasionin dhe dashurinë për artin. “Ishte simbol i heroit për të gjithë rininë e viteve ’70-’80 me rolet e tij. Ishte një portret shumë I bukur në film, shumë burrëror, shpesh e krahasonim me portretin e Bekim Fehmiut”-u shpreh aktori Sokol Angjeli. “Sa bukur ta kujtosh një njeri se sa fisnik ishte, çfarë shpirti të madh kishte. Ashtu siç ishte në rolet e tij, me një zë të ngrohtë në karakteret e tij, ashtu ishte dhe në jetë”-tha aktorja Raimonda...
Burimi:
top-channel.tv