“Lakuriq”, si harta e shpirtit/ Ekspozita që eksploron trupin dhe frikën nga e ardhmja e dominuar nga Inteligjenca Artificiale

“Lakuriq”, si harta e shpirtit/ Ekspozita që eksploron trupin dhe frikën nga e ardhmja e dominuar nga Inteligjenca Artificiale

“Lakuriq” është ekspozita me të cilën Oltsen Gripshi eksploron qenien njerëzore, duke e vendosur në një kontekst shoqëror, politik dhe historik. Artisti rrëfen zanafillën e njeriut dhe më pas rrugëton në të gjitha përmasat e tij. Për Gripshin, lëkura është kufiri mes racionales dhe iracionales, midis të brendshmes së njeriut dhe realitetit të jashtëm. “Në rastin konkret, lëkura shndërrohet në hartën e jetës së jetuar. Rrëfen karcinomën e gjirit të sime ëme dhe më pas rrugëtoj në disa përmasa të tjera që interpretojnë individin e së tashmes”, u shpreh artisti bashkëkohor Oltsen Gripshi. Me një koncept bashkëkohor, Gripshi përpiqet ta shohë njeriun me sytë e të ardhmes. “Kohët e fundit është folur shpesh për zëvendësimin e njeriut nga Inteligjenca Artificiale. Në këtë prizëm, kam hamendësuar...