Kush ishte shkencëtari që u betua se nuk do të fliste për 17 vjet?

Kush ishte shkencëtari që u betua se nuk do të fliste për 17 vjet?

John Francis bëri një premtim që e mbajti për 17 vjet: nuk do të fliste. Ishte viti 1971, një kohë kur lëvizja hipi kishte pushuar së qeni masive si në vitet ’60, por mbeti ende në komunitete dhe njerëz të caktuar. Gjithçka filloi me një aksident mes dy cisternave të naftës në vitin 1971, pranë Gjirit të San Franciskos. Vendi u ndot me gati dy milionë litra naftë. John Francis shkoi në vendngjarje që të dëshmonte atë që ndodhi: “Pashë njerëz në plazh, në grupe të vogla duke pastruar. Ata hynë në ujë dhe dolën me pelikanë dhe pulëbardha të mbuluar me vaj”, tha ai për BBC. Tronditja që i shkaktoi kjo ngjarje, e bëri atë të parkonte makinën e tij përgjithmonë dhe vetëm të...