Kur t’zgjohet Zoja Shkodër- do tmerroheni, do luni mendsh…

Kur t’zgjohet Zoja Shkodër- do tmerroheni, do luni mendsh…

Nga Edison Ypi Nuk ka shi e breshër, ngricë e dimër, verë e vapë, me të ndal me shku me pa Zojën Shkodër.“Udhëtar i vërtetë është ai që niset dhe nuk e di për ku. Udhëtar i përsosur është ai që niset dhe ka harru prej ku është nisur”. Të dyja i provon vajtja n’Shkodër. N’Torrovic duket gjithmonë e shtunë. E premtja s’dihet ku ndodhet. N’Zadrim asht gjithmon e diel. Fill atje Shkodra jep vibracionet e para.Tu hy n’Shkodër një urë mbi një lumë që vjen nga larg e lart, e fill pas urës një “Zoj’ e Mir'” ta urdhnojnë me solemnitet mirëseardhjen për tek Zoja e Madhe Shkodër.Brenda Liqerit shelgjet duken si peshkatarë të kërrusur me çizme dhe kapuça që rrinë në mes të...