Kur suksesi institucional kthehet në marketing privat
Nga Alma Dema Festivali i XI-të i Ansambleve Popullore, zhvilluar mes shkollave 9-vjeçare, që u mbyll së fundmi në Durrës ishte një ngjarje që meriton vlerësim. Me pjesëmarrjen e 29 shkollave të varësisë së Drejtorisë Arsimore të Arsimit Parauniversitar, Durrës, ai dëshmoi një mobilizim të gjerë të sistemit publik arsimor në ruajtjen dhe promovimin e traditës folklorike. Organizimi në kategori sipas moshës dhe aftësive vokale tregoi seriozitet dhe profesionalizëm, ndërsa përpjekjet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, për të garantuar cilësi dhe vazhdimësi ishin të dukshme. Megjithatë, pas përfundimit të festivalit dhe ndarjes së çmimeve, një tjetër realitet u shfaq në rrjetet sociale. Publikimet që pasuan nuk pasqyronin gjithmonë punën e mësuesve të shkollave publike, por zhvendosnin vëmendjen drejt qendrave apo grupeve private jashtë institucionit, me...
Burimi:
kultplus.com