“Kur shembej diktatori”/ Reflektim për të shkuarën në Ditët e Kujtesës në 35-vjetorin e protestës antikomuniste
35 vite më parë u ndërmor një ndër aktet më te guximshme për shkatërrimin e sistemit komunist, kur mijëra studentë dhe qytetarë u mblodhën në sheshin Skënderbej për të rrëzuar statujën e diktatorit. Drejtoresha e IDMC, Jonila Godole u shpreh: “Statujat mund të bien, simbolet mund të bien, por shoqëria vazhdon të ketë buste të vogla, që edhe pas 35 vitesh është shumë e vështirë të bien”. Por, sa ka reflektuar shoqëria shqiptare mbi të shkuarën e vetë? “Nuk ka pasur vullnet politik për të dënuar krimet si shtet, nuk ka vullnet të shoqërisë për t’u përballur me të shkuarën. Sepse vetëm shoqëria duhet të bënte një proces shumë të dhimbshëm të të parit të vetes më pasqyrë dhe të marrë përgjegjësi për atë rol...
Burimi:
top-channel.tv