Kur Jorge Luis Borges fliste për pagjumësinë dhe jetëgjatësinë

Kur Jorge Luis Borges fliste për pagjumësinë dhe jetëgjatësinë

Nga Jorge Luis Borges Ç’është pagjumësia? Pyetja është retorike; e di mjaft mirë përgjigjen. Është të të frikësojnë dhe t’i numërosh, në natën e thellë, kumbimet e thata e të pashmangshme të lavjerrësit të orës; është të përpiqesh, me mrekulli të kotë, të arrish një frymëmarrje të njëtrajtshme; është barra e një trupi që shkreptimthi kthehet në anën tjetër; është të shtrëngosh qepallat; është një gjendje e ngjashme me ethet, që, padyshim, nuk është të qenit zgjuar; është të përmendësh fragmente paragrafësh të lexuar qyshkur; është të ndihesh fajtor që ti po e gdhin kur të tjerët flenë; është të duash të zhytesh në ëndërr dhe të mos mund të zhytesh dot; është tmerri që ekziston dhe vazhdon të ekzistosh; është agimi i pasigurt. Ç’është...