Burimi:
kultplus.com

Foto © kultplus.com
Kur Isa Boletini e Bajram Curri kërkonin të dëgjonin arie nga muzika shqiptare/ Dokumenti
Historiani Jahja Drançolli, kohe me pare ka publikuar një dokument interesant që ka të bëjë me dy heronjtë, Isa Boletini e Bajram Curri. Ju ftojmë ta lexoni: “Si sot, në vitin 1912, është pritur hyrja e Isa Boletinit dhe Bajram Currit në Shkup! Sipas një dokumenti diplomatik, Isa Boletini dhe Bajram Curri kishin kërkuar nga një klub muzikor me interpretues shqiptarë të Shkupit, vëllezërit e besimit katolik për të ekzekutuar arie nga muzika shqiptare. Në të vërtetë, sipas dokumenteve relevante, është fjala për klubin “Shqiptar i Shkupit” dhe orkestrën frymore “Zani i Maleve”, një ndër themeluesit e të cilit ishte edhe Nikollë Bojaxhiu, baba i Shën Nënë Terezës!”, shkruan Drançolli. Orkestra frymore Zana e Malit u formua në vitin 1910. Rolin vendimtar për krijim e...








