Kujtimet për Moikomin duken si ëndërr… fliste me pasion për leximin, por jo për dhimbjet

Kujtimet për Moikomin duken si ëndërr… fliste me pasion për leximin, por jo për dhimbjet

Moikom Zeqo Jeta, ashtu si edhe vdekja e një personaliteti të shquar, lënë gjurmë të thella dhe i japin epokës frymën e tij. Mbi të gjitha është imazhi ai që shfaqet përherë i gjallë në imagjinatë. I tillë vjen pranë nesh Moikom Zeqo, mistik i një realiteti të vërtetë, i zhytur në oqeanin e dijes. Ai i ka dhënë kuptimësinë më origjinale fjalës kulturë. Nga Ferida Papleka Kujtimet për të tashmë duken si ëndërr. Jeta vetë është një ëndërr dhe mirë që mendohet si e tillë, sepse cili do të mund të përballonte me gjakftohtësi dhimbjen, tmerret, mjerimin, mes gëzimeve aq jetëshkurtra? Sot, në një dhomë në Paris, “e dënuar” nga epidemia, e cila u shndërrua në pandemi e na la larg Shqipërisë, me tronditjen...