Kryeministri Kurti priti shkrimtarët shqiptarë nga Mali i Zi, pjesëmarrës në Festivalin Poetik të Prishtinës

Kryeministri Kurti priti shkrimtarët shqiptarë nga Mali i Zi, pjesëmarrës në Festivalin Poetik të Prishtinës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi, të cilët po marrin pjesë në edicionin e IV të Festivalit Poetik të Prishtinës (21–25 janar 2026), të organizuar nga ObserverKult. Në takim, ku ishte e pranishme edhe deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, morën pjesë krijuesit Ali Daci, Nikollë Berishaj, Ismet Kallaba, Mark Lucgjonaj, Flutur Mustafa-Pllana dhe Ardita Rexha. Bashkëbisedimi u përqendrua në rëndësinë e bashkëpunimeve kulturore dhe në rolin e letërsisë si lidhje e qëndrueshme ndërmjet hapësirave shqiptare. Në vazhdim njoftimi nga zyra e kryeministrit: Së bashku me deputeten Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, kisha kënaqësinë të takoja një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi, të përbërë nga Ali Daci, Nikollë Berishaj, Ismet Kallaba, Mark Lucgjonaj, Flutur Mustafa-Pllana dhe Ardita...