Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Krist Maloki: Ndoshta nuk kuptojm’ shka do me thanë “poet” e flasim n’erë…
Nga Krist Maloki Paralel me gjendjen dhe rjedhjet sociale qindron edhe literatura e jonë e shkatrueme. Pa një drejtim, pa një qellim të perbashkët – mbasi u shterp edhe lopa e patriotizmit – vjershor poetët e sotshëm ner gjithfar anësh të Shqipnisë e gjithfar vendesh të huej, sejcili në mendje të vetë, pa fije inspiracjonit e shije artistike. Disa madje, plot bindje ndaj genialitetit i vet mohojn edhe ligjet ma primitive të gjuhës amtare – e kur e do nevoja – edhe gjuhën e vet dhe prodhojn, në një palodhje të çuditshme, një vjershë mbas tjetres, thutë se “qesim” e moren poeziën. Por (vetem “entre mous!) lumtësisht ato kreatyra – pos ne mendjen e prodhuesit – nuk jan veç se dukje efemere, per me kaluë...