Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme

Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme

Bota e krishterë feston sot Krishtlindjen, një festë që besimtarët e konsiderojnë më të rëndësishmen e jetës dhe të vitit, e që kremton lindjen e Jezu Krishtit. Një dokument i lashtë, Kronografi i vitit 354, dëshmon për kremtimin e një feste në Romë më 25 dhjetor. Përkonte me kremtimin pagan të solsticit të dimrit, “Natalis Solis Invicti”, që do të thotë lindja e diellit të ri, i cili, pas natës më të gjatë të vitit, rifiton një forcë të re. Kësaj feste më vonë iu veshën ritet e besimeve monoteiste bazuar në Krishtin. Krishtlindja është një festë jo vetëm fetare por është bërë pjesë e kulturës së miliarda njerëzve në mbarë botën. Tregimi tradicional i Krishtlindjes i rrëfyer në Dhiatën e Re, i njohur si...