Kori “Lira” rikthehet në skenë me koncertin tradicional, këngët tradicionale dhe serenatat krijojnë atmosferë të ngrohtë në Korçë

Kori “Lira” rikthehet në skenë me koncertin tradicional, këngët tradicionale dhe serenatat krijojnë atmosferë të ngrohtë në Korçë

Si çdo fundvit, kori “Lira” u rikthye në skenë me koncertin tradicional, duke i dhuruar publikut korçar një mbrëmje festive të mbushur me tinguj dhe emocione. Me një repertor të përzgjedhur këngësh tradicionale, serenatash dhe pjesësh lirike e popullore, koncerti u shndërrua në një kartolinë muzikore për festat, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe familjare.Kori “Lira”, mbajtës i titullit “Nderi i Kombit”, dëshmoi edhe një herë pasurinë e repertorit të tij me mbi 100 këngë, të interpretuara në formë klasike. Dirigjenti Pandi Bello theksoi në fjalën e tij se ky koncert është një mënyrë për të ruajtur dhe përcjellë trashëgiminë kulturore shqiptare nga brezi në brez, ndërsa këngëtari i korit, Llazi Balashi, u shpreh se çdo interpretim vjen si një homazh për publikun dhe...