Konceptet filologjike të Ndre Mjedës
Nga Begzad Baliu KUFIJTË E KËRKIMIT Në kontekstin historik, gjuhësor, letrar dhe kulturor, jeta dhe vepra e Ndre Mjedës, shtrihet në dy periudha të mëdha dhe shumë të vrullshme: gjysmën e dytë të shekullit XIX të Rilindjes Kombëtare dhe gjysmën e parë të shekullit XX të Periudhës së Pavarësisë. Fjala është për periudhat më të ndritshme të Lëvizjes kombëtare në shumë fusha të dijes dhe të jetës së popullit shqiptar, kur bardët e lëvizjes intelektuale të popullit shqiptar të organizuar në atdhe dhe në koloni të vjetra e të reja identifikoheshin si individë dhe si komb para fqinjëve dhe para Europës për konceptet e të ardhmes së tyre politike, gjuhësore, kulturore dhe etnopsikologjike. Është koha kur mendjet historike të krijuesve shqiptarë, të organizuar në kolonitë...
Burimi:
kultplus.com