Klubi “Dua Librin”feston 4-vjetorin e krijimit! Nga një ide mes miqsh, në një komunitet me 100 anëtarë: Qëllimi, të lexojmë sa më shumë
“Dua Librin” është një klub libri që nisi rrugëtimin katër vite më parë nën drejtimin e Enrik Kecos. Nga një ide e thjeshtë mes miqsh u shndërrua në një komunitet që rritet me çdo faqe të kthyer. “Ka filluar shumë spontanisht, midis një grupi shumë të vogël miqsh, sidomos pas pandemisë kur kishim humbur disi kontaktin me librin, ishte një detyrim për të lexuar më shumë. Tani jemi krijuar një komunitet, mblidhemi çdo muaj për të diskutuar një libër të caktuar”, u shpreh themeluesi i Klubit “Dua Librin”, Enrik Keco. “Dua Librin” fton të gjithë dashamirësit e librit në takimet periodike në të martën e fundit të çdo muaji. “Kemi dhe një mision tjetër, për të promovuar shkrimtarët e rinj“, theksoi Keco. Por, cilat sfidat...
Burimi:
top-channel.tv