Klinika e poezisë, Visari në Universitetin e Illinois, SHBA…

Klinika e poezisë, Visari në Universitetin e Illinois, SHBA…

Nga Eda Zhiti Ishte një takim ndryshe në Universitetin e Illinois-it, UIC, më i madhi i atij shteti. Në Departamentin e Mjekësisë, Qendra e Shëndetit Global, Kolegji i Mjekëve në fakultet ftonte poetin Visar Zhiti. Për se do të flitej, për poezinë, do të lexoheshin? Do të tregonte jetën e tij në diktaturë, burgun, traumën kolektive, lirinë më pas, mërgimin, do ta pyesnin për të gjitha këto? KLINIKA E POEZISË                                                                                   Kështu shkruhej në ftesën anglisht. Të jetë idiomë metaforike? – do të shpotiste Visari dhe duke buzëqeshur do të shtonte: E frikshme dhe e bukur.                    Pastaj ishin vendosur fotografitë e atij që do të drejtonte takimin dhe e të ftuarit, poshtë tyre shënimet përkatëse:   Damiano Rondelli është shkencëtar italian, mjek, profesor dhe...