Kjo është biblioteka The Abbey Library of St. Gallen me mbi 1300 vite histori
Në qytetin e St. Gallen, në verilindje të Zvicrës, ndodhet një nga thesaret më të mëdha kulturore të Evropës: Abbey Library of Saint Gall (Stiftsbibliothek). Biblioteka i ka rrënjët rreth viteve 700–800 pas Krishtit, çka do të thotë se tradita e saj si qendër studimi dhe ruajtjeje dorëshkrimesh numëron mbi 1 300 vjet. Gjatë Mesjetës, abacia e “Saint Gall” ishte një nga qendrat më të rëndësishme intelektuale të Evropës. Murgjit benediktinë kopjonin, ilustronin dhe ruanin dorëshkrime teologjike, filozofike, shkencore dhe letrare. Falë kësaj pune të përkushtuar, sot biblioteka ruan rreth 160000 vëllime, mes tyre mbi 2000 dorëshkrime mesjetare dhe qindra kodekse që datojnë që nga shekulli i VIII. Shumë prej tyre konsiderohen të paçmueshme për historinë e kulturës perëndimore. Ndërtesa që vizitorët admirojnë sot nuk...
Burimi:
syri.net