“Kishte shumë pengje”/ Rrëfimi në lot i Redon Makashit për humbjen e të atit: Duhet të vlerësohej kur ishte gjallë
Familjarë, të afërm, kolegë dhe artdashës i dhanë lamtumirën e fundit sot aktorit Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. I biri i aktorit të njohur, këngëtari Redon Makashi, ndau dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të babait të tij. “Na ra kështu, si… edhe në kohën që po flasim bashkë më duket si një ëndërr. Duke pasur miqtë, e kanë respektuar shumë dhe kjo ma heq pak atë dhimbjen. Kanë qenë një brez që nuk kthehen më. Sinqeriteti i tyre dhe shoqëria e tyre. Ai në shtëpi fliste edhe për miqtë e tij, por edhe për miqtë e tij që kishin shkuar para tij. Është një dhimbje që vetëm brenda e ndjen njeriu. I pyetur nga gazetarja e Top...
Burimi:
top-channel.tv