Kinematografia shqiptare në festivalin e filmit Sudestival
Në kuadër të festivalit të filmit Sudestival, do të zhvillohet sot në mbrëmje, eventi “Sguardi d’Albania – Memoria, Identità, Futuro”. Kjo do të jetë një mbrëmje kushtuar kinematografisë dhe kulturës shqiptare. Programi i veçantë sjell në vëmendje historinë, identitetin dhe perspektivën e kinemasë shqiptare. Lajmi u bë i ditur nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit. Aktikviteti do të zhvillohet në Teatro Radar, në qytetin Monopoli, ku publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një seri aktivitetesh që përfshijnë projeksione filmash, prezantime librash dhe diskutime me autorë e studiues. Mbrëmja kulmon me premierën e versionit të restauruar në 4K të filmit “Gunat përmbi tela”, të regjisorit Muharrem Fejzo. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë dhe do të diskutojnë për procesin e restaurimit dhe rëndësinë e...
Burimi:
kultplus.com