Kemajl Aliu: Përgatitja e dëshmisë për Reçakun
Wiliam Walker-it Kur t’i gjej fjalët këtij mëngjesi të therrur,t’i rendis pastaj sipas rregullave gramatikore,me lidhëza që ende kullojnë gjak nga trupat. Janë shndërruar kontinentet në sy kamere,në pritje dramatike të fjalës së dëshmisë,të sintaksës…tekstit me rrënjë në trupa njerëzish,ku vdekja e fëmijës i vë pikë fjalisë. E prapë më duhet të vazhdoj të mbledh fjalëtpër dëshminë timenëpër mëngjesin e prerë… ku shoh një kokë pa trup, një me gjysmë koke,dhe një trup gruaje shtatzënë në orbitën e gjakut.E pak më tej – shikimi i ngrirë i syve-qiej djaloshar,fluturimit të Shqipes rreth e përqark kufijve,përbiruar nëpër unazën e tri shkronjave,ku gjokset e ushtarëve bëhen shkëmbinj. Pastaj borë… pllanga bore, balsamosur gjaku…një kufomë me të gjitha gjymtyrët dhe me kokën e vet,si dhe një kokë e...
Burimi:
kultplus.com