Kemajl Aliu: Kopshti pa lule gjumi
(Kushtuar G…)(Pasi e trajtuan në sigurimin shtetëror në vitin 1981,e takova në çmendi)IMë shumë se tre muaj, tash nëntëdhjetë e nëntë ditënë të bardhët e syve të tuNdizen dy zjarre të përgjakurAsaj vetmie që i munguake dhe TI.Në ndërtesën me grila të padukshmeku shkëlqejnë vetëm çarçafët e bardhë,harqe i bën krevatit ditë e natë,Duke tërhequr zvarrë këmbët dërmuar nga lodhjaPas ëndrrave të këputura të Pranverës “81.Ecë, lëkundesh, përplasesh pastaj ngritesh,Në rreth rrotullimin tëndnëntëdhjetë e nëntë ditë pa i kokërr gjumi në sy.Në cilën bjeshkë të drunjve të Zi je humbur, në cilin dimension të absurdit,A vetëm aty, ku panjohurisë njerëzoreKaherë i është vënë pikë IIAtë ditë kur të solla bozhure të drithnajave.I more dhe në rrethrrotullimin tënd,I fjalë mezi nxore…herën tjetër, po munde, më sill...
Burimi:
kultplus.com