Katër premiera në TKOB, balet dhe traditë në skenë, janar “i mbingarkuar” për publikun

Katër premiera në TKOB, balet dhe traditë në skenë, janar “i mbingarkuar” për publikun

Teatri i Operas dhe Baletit nis sezonin artistik me katër shfaqje premierë përgjatë muajit janar. Trupa e Operas dhe Trupa e Baletit e nisin në 17 janar me një mbrëmje gala, i konceptuar si një dialog mes zërit, lëvizjes dhe muzikës, ku duetet më të njohura të repertorit operistik ndërthuren me kryevepra të baletit klasik dhe bashkëkohor. “Do të ketë uvertura, duete, pjesë të shkëputura nga opera, edhe baleti do të ketë pjesë të përbashkëta dhe solo. Është një bashkim forcash artistike, të gjithë artistët në skenë plotësojnë një buqetë me lule”, u shpreh Ivana Hoxhaj, mëzo soprano. Programi përfshin vepra nga kompozitorë të njohur si Puccini, Verdi, Mozart, Donizetti. Ndërsa Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore e nis këtë sezon me premierën “Ku ka...