Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX
Pas grabitjes spektakolare të 19 tetorit (kur u zhdukën bizhuteri me vlerë 88 milionë euro), duket se Luvri nuk po gjen dot qetësi. Muzeu më i vizituar në botë është i mbërthyer në një seri fatkeqësish që ndodhin njëra pas tjetrës: pas grevave të pafundme të stafit dhe mashtrimit me biletat, tani edhe uji po shkakton probleme. Natën e kaluar, disa salla me vepra të shekujve XV dhe XVI u mbyllën për vizitorët për shkak të një përmbytjeje. Sipas medias franceze BFM, rrjedhja erdhi nga një tub i thyer në katet e sipërme, me ujin që arriti deri në sallat 706 dhe 707, të cilat u ndaluan për publikun. Aty ruhen vepra si “Kalvari me Shën Domenikun në lutje” i Beato Angelico-s dhe “Bekimi i Krishtit” i Bernardino...
Burimi:
javanews.al